E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, miliarderi teksan i shpëton gjyqit

Një gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara vlerësoi se ka pamjaftueshmëri provash për të hapur një gjyq ndaj miliarderit amerikan, Allen Stenford, të akuzuar për drejtimin e një skeme mashtrimi.

Stanford doli para gjykatës për të mësuar nëse do të përballej me drejtësinë apo jo mbi dyshimet se ai kishte ngritur dhe drejtuar një skemë piramidale në Antigua, me anë të së cilës kishte mashtruar mijëra persona.

Në fund gjykata vendosi ta shpallë atë edhe si të pafajshëm për mashtrime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›