E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli diskuton sot për statusin e Serbisë

Ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, do të diskutojnë për Serbinë, teksa nesër do të dalin me një vendim.

Pas kësaj, më 1 mars, krerët e shteteve dhe qeverive të bllokut do ta miratojnë vendimin. Qarqet diplomatike në Bruksel thonë se vendimi i ministrave pritet të jetë pozitiv, duke “marrë parasysh arritjen e marrëveshjes për bashkëpunimin rajonal ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Dhjetorin e kaluar, ministrat e BE-së kishin shtyrë vendimin për dhënien e kandidaturës evropiane Serbisë, duke i kërkuar, pos tjerash, normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Në takimin e sotëm pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiç. /Start/

                                                                                             2012-02-27 10:27
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›