E Diel, 1 Nëntor 2026

Brukseli do t’i japë mesazhe të qarta Nikolicit

Zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, ka thënë se BE-ja do të t’i japë mesazhe të qarta presidentit të ri të Serbisë, Tomislav Nikolic, gjatë vizitës së nesërme të tij në Bruksel.

“Presim që Serbia të vazhdojë reformat e nevojshme dhe të bëjë hapat e duhur për vazhdimin e negociatave me BE-në. Nga zyra e përfaqësueses së lartë, Catherine Ashton, do të kërkohet që të vazhdojë dialogu me Prishtinën”, ka thënë Kocijançiq, siç transmeton Evropa e Lirë.

Nikolic pritet të takojë të enjten në Bruksel presidentin e Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso, baroneshën Catherine Ashton dhe presidentin e BE-së, Herman Van Rompuj.

Nikolic ka premtuar se do të vazhdojë angazhimet për integrimin evropian të Serbisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›