E Diel, 1 Nëntor 2026

Furnizimi me ujë të pijshëm, UKT:Tirana verë pa probleme

Brenda datës 15 qershor do marrë fund problemi i ujit të pijshëm për 50.000 banorë të Tiranës të cilët nuk do të vuajnë thatësirën gjatë verës.

Ky ka qenë premtimi i Drejtorit të UKT Sait Dollapi në një deklaratë për mediat, i cili u shpreh se problemi i ujësjellësit ka marë fund dhe se faji mbetet tek administrimi i vetë qytetarëve . Dollapi gjithashtu u shpreh se në fillim të muajit korrik do fillojnë ndërhyrjet edhe në disa zona të tjera.
 

Gjithashtu Drejtori i UKT, Dollapi i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të marin masa për shlyerjen e detyrimeve dhe plotësimin e dokumentacioneve ligjore pasi në të kundërt do të ketë penalizime dhe ndërprerje të shërbimit të ujësjellësit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›