E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefanovic: Për fusnotën, Cooper ia mbajti anën Prishtinës

Pavarësisht se kush do ta krijojë qeverinë në Beograd, është e sigurt se ajo duhet të vazhdojë dialogun me Prishtinën dhe duhet të vazhdojë me zbatimin e marrëveshjeve të arritura, ka thënë Borko Stefanovic, për Deutsche Welle.

Shef i deritashëm i ekipit serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanovic në një intervistë për Dutsche Welle ka thënë se vazhdimi i dialogut në mes Prishtinës e Beogradit i vili si dihet ka filluar në Bruksel do të vazhdojë.

Kjo, sipas tij, do të ndodhë kur të krijohet qeveria e Serbisë dhe kur të bëhet e qartë se kush do ta udhëheqë këtë proces: qeveria apo presidenti. “Sidoqoftë ka dy tema të rëndësishme që nuk janë hapur: telekomunikacioni dhe i ashtuquajturi procesi politik, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për tërë rajonin. Por në Beograd, e besoj edhe në Bruksel, aktualisht askush nuk mund të përgjigjet për pyetjen se kur do të ndodhë kjo, sepse ende nuk kemi qeveri”, ka thënë Stefanovic.

Në akuzat nga Qeveria e Kosovës, se Beogradi nuk po implimenton marrëveshjet e nënshkruara më parë, në veçanti atyre për kontrollin e integruar të kufijve dhe përfaqësimin e Kosovës në takimet rajonale dhe se nuk do të ketë vazhdim të dialogut pa zbatimin e marrëveshjeve të aritura më parë, Stefnaovic pranoi faktin se ato nuk janë zbatuar.

Përfaqësimi rajonal i Kosovës, sipas tij, nuk është realizuar për shkak të interpretimeve të ndryshme të marrëveshjes së arritur në Bruksel - pra të fusnotës.

“Marrëveshja ka qenë që fusnota të shënohet pranë emrit, ndërsa Prishtina tani thotë se nuk ka qenë ashtu dhe për fat të keq këtë qëndrim po e mbështetë edhe Robert Cooper”, ka thënë Stefanovic.

Ndërkohë që problemi i vendkalimeve në Jarinjë dhe Bërnjak, sipas tij, është vetëm çështje e zbatimit teknik të marrëveshjeve.

“Unë pres që qeveria e re ta zbatojë këtë marrëveshje në kohën më të shkurtër të mundshme. Por hapat që po ndërmerr Prishtina ndërkohë, siç janë marrja e targave dhe maltretimet tjera të serbëve, me siguri që nuk i kontribuojnë gatishmërisë së Beogradit për t'u futur me vullnet në këtë proces, sepse marrëveshjet po keqpërdoren shpesh”, ka thënë ai.

Sipas Stefanovic, të gjitha masat që po ndërmerr Ministria e Brendshme e Kosovës dhe Bajram Rexhepi janë të njëanshme dhe të bazuara mbi ligjet dhe rregullat tuaja në Kosovë. Për këtë nuk ka ndonjë marrëveshje.

“Në Bruksel kemi rënë dakord që në Kosovë të përdoren targat RS dhe RSK, por kjo nuk mund të realizohet në veri, për shkak se serbët atje dhe shteti i Serbisë nuk do ta pranojnë këtë vendim. Njerëzit atje detyrohen të marrin targat e Kosovës dhe kjo edhe më shumë cënon sigurinë edhe ashtu të brishtë në këtë pjesë të Kosovës”.

Stefanovic ka thënë se në qoftë se partia e tij merr mandatin për krijimin e Qeverisë, ata do të përpiqen të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë.

“Sa i përket dialogut politik: kjo kurrsesi nuk do të thotë ndarje e Kosvës. Dialogu politik, në qoftë se e pranon Prishtina, do të ketë për qëllim rregullimin e statusit të veriut të Kosovës, garancitë e veçanta për serbët në jug të lumit Ibër, çështjen e manastireve dhe kishave dhe pronat e serbëve. Këto janë temat që duhet të hapen në pjesën politike të dialogut, por po e përsëris edhe një herë: pa ndarjen e Kosovës. Pra po e nënvizoj edhe një herë: pa ndarjen e Kosovës por edhe pa njohjen e Kosovës nga ana e Beogradit”, ka thënë Stefanovic, për DW.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›