Brukseli me strategji për dialogun Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian ka përgatitur tashmë strategjinë incizuese për ‘zgjidhjen e çështjes së Kosovës’ e cila do të bazohet në tri shtylla dhe e cila do ta ngritë dialogun në nivel më të lartë politik dhe me përfshirje të përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton në bisedime.
Kjo strategji duhet të shërbej si bazë sipas të cilës marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë do të normalizohet në aspektin afatgjatë, raportoj Tanjug, duke u thirrur në burime diplomatike në Bruksel, transmeton Orainfo.
Në pyetje është para se gjithash gatishmëria e Ashtonit që personalisht të përfshihet në bisedime për çështjet më të rëndësishme në dialog, pastaj aty është qëllimi që të sigurohet se dialogu të ndërlidhet fuqishëm me procesin e zgjerimit të BE-së, dhe përfundimisht palët të fokusohen në rezultatin përfundimtar të bisedimeve.