Strategjia e normalizimit

Zyrtarët e Bashkimit Europian, Përfaqësuesja e Lartë Catherine Ashton dhe Komisari për Zgjerim, Stefan Fule kanë diskutuar me Kryeministrin serb, Ivica Dacic të martën, strategjinë me të cilën Brukseli synon të gjejë një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë.
Sido që të jetë, as Ashton, e as Fule nuk kanë folur publikisht për këtë çështje sikurse edhe Ivica Dacic, i cili vetëm ka thënë se për dialogun Përfaqësuesja e Lartë e BE’së do të diskutojë në New York me Presidentin Tomislav Nikolic.
Fule ka pohuar se Brukseli është në rrugë e sipër të definimit të një strategjie, por nuk ka dhënë asnjë detaj për këtë.
Ai ka thënë se substanca e këtij plani ka të bëjë me gjetjen e gjuhës së përbashkët mes Beogradit dhe Prishtinës gjatë fazës së bisedimeve për temat që do të jenë në agjendë.
Kjo strategji është përmendur më së shumti të mërkurën në mediat serbe, të cilat duke u thirrur në burime europiane, kanë shkruar me këtë dokument synohen bisedime thelbësore mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe dialog mes Serbisë dhe BE’së, në mënyrë që ky vend të ecë përpara në rrugën europiane.
“Në procesin e bisedimeve për anëtarësim dhe në procesin për zgjerim ka shumë dhe zgjidhje të mundshme, të cilat gradualisht duhet të çojnë drejt zgjidhjeve që do t’i mundësonte Serbisë dhe BE’së që të shikojnë marrëdhëniet me Kosovën pa pasur pengesa për anëtarësim në BE”, kanë cituar mediat serbe një zyrtar europian.
Por duket se autoritetet në Kosovë nuk janë në dijeni të këtij plani të Brukselit me Beogradin.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...