Kuçi: Marrëveshja për EULEX-in, arritje e madhe

Pas mbledhjes së Qeverisë, gjatë një konference për media ka thënë se kjo është e arritura më e madhe në kuptimin juridik dhe politik pas pavarësimit të vendit.
Sipas tij, është një e arritur që vlerësohet jo vetëm nga ne, por nga partnerët ndërkombëtar dhe Kosova po hap vend drejt kombeve dhe shteteve të lira.
“Me ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare u parapa kështu. E kemi plotësuar ligjin në plotëni dhe mos u bëni marak. Ministria e Drejtësisë e ka proceduar mirë atë”, ka theksuar Kuçi, raporton Dukagjini.
Sipas tij, Kosova ka prioritetin e vet që është politikë nacionale në integrimin evropian, por politikë e brendshme është respektimi i rendit, ligjit dhe zhvillimi ekonomik.
Madje ai ka thënë se pas ratifikimit të çdo marrëveshje në Kuvend ajo pastaj e ka fuqinë e ligjit dhe është obligative.