E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli pranon vetëm bashkësinë serbe të komunave, të tjerat i konteston

Kërkesa e Beogradit që të formohet bashkësia e komunave serbe është e vetmja gjë që është pranuar në Bruksel, ndërsa të gjitha të tjera anë të kontestueshme, thotë Kërstimir Pantiq.

"Vetë kërkesa jonë që të formohet bashkësia e komunave serbe është pranuar, të gjitha të tjerat janë të kontestueshme, nisur nga ajo se me cila ligje do të funksionojë bashkësia, cilin sistem zgjedhor do ta zbatojë, cilat organe me ç’ligje do të zgjidhen dhe cilat do të jenë kompetenca e bashkësisë”, ka thënë zëvendësdrejtori i zyrës së Kosovës dhe kryetari ilegal i Mitrovicës Kërstimir Pantiq

"Prishtina dhe BE kanë përfaqësuar qëndrimet dhe gjatë tërë kohës së dialogut dyditësh kanë insistuar për shuarjen e të ashtuquajturave institucione lokale paralele, edhe pse kanë përmendur të ashtuquajturat struktura sigurie", ka thënë Pantiq sot për gazetën "Politika" të Beogradit

Ai ka thënë se delegacioni i Beogradit ka biseduar “jo me një por me dy palë, përkatësisht me Prishtinën e BE-në të cilat kanë qëndrim identik".

Pantiq ka deklaruar gjithashtu se delegacioni i Beogradit në Bruksel nuk ka mundësinë të propozojë zgjidhje, ndërsa bashkësia ndërkombëtare dhe shqiptarët vënë kushtet e veta./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›