Prostestë në rrugën Mitrovicë – Leposaviq

Një grup i qytetarëve serb janë mbledhur për rreth një orë në rrugën Mitrovicë- Leposaviq, për të protestuar kundër marrëveshjes së IBM-it.
Zëdhënsi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, ka bërë të ditur për Indeksonline se edhe përkundër protestës së tyre kjo rrugë nuk ka qenë e bllokuar, dhe se protestuesit janë ndarë në mënyrë të qetë.
“ Një grup i qytetarëve serb janë mbledhur në Rudare, në rrugën Mitrovië- Leposaviq, ata janë mbledhur për të shprehur paknaqësinë e tyre kundër marrëveshjes së IBM-it. Megjithatë protesta e tyre ka përfunduar e qetë”, ka thënë Zaiti./M.M/Indeksonline/