Vdekja e OsamaBin Laden, festë nësportin amerikan
SHBA- Philadelphia, Pennsylvania, inning-u (pjesë loje) i nëntë i sfidës mes Phillies dhe New York Mets, ndeshja e Major League Baseball. Daniel Murphy i Mets është gati për të gjuajtur kundër Ryan Madsen. Por, stadiumi, “Citizens Bank Park”, i qytetit të vëllazërisë së përjetshme, nis të thërrasë: “USA! USA!”. Por, bejzbolli nuk hyn fare këtu. Publiku ka mësuar për lajmin e vdekjes së Osama Bin Laden dhe është ekzaltuar i tëri. Fakti që në fushë ka qenë një skuadër e New York-ut, qytetit simbol të sulmit më të rëndë ndaj popullit amerikan, e ka bërë momentin historik akoma më special. Dje, edhe sporti amerikan ka qenë në festë. Ndeshjen në fund e fituan Mets 2-1, në inning-un e 14-të, 5 më shumë se normalja, por në natën historike të Amerikës është festë kudo. “Do të doja të kishim mbaruar dy orë më përpara për t’i lejuar njerëzit që të shkonin në shtëpi të dëgjonin fjalimin historik të Presidentit Obama, - tregon Terry Collins, menaxheri i Mets. – Është një natë e madhe për Amerikën”. “Isha në dhomat e zhveshjes dhe dëgjova njerëzit që këndonin, - ka thënë hedhësi Chris Young, i dalë nga fusha pas inning-ut të shtatë. – Më hynë të dridhurat. Ishte e bukur ta mësoje lajmin kështu”. Festa e sportit amerikan është në të gjithë planetin. “Besoj se është hapi i parë për një botë më të mirë”, ka thënë Charlie Smith, basketbollist i Virtus Roma. Chad Ochocinco, ylli i futbollit amerikan, ka festuar si shumë të tjerë në rrjetin social Tëitter: “Më në fund drejtësia u krye, - shkruan pritësi i Cincinnati Bengals. – Por, tani që Osama ka vdekur si do t’ia bëjmë të ruhemi nga ata që duan të hakmerren? Një kauzë vdes me liderin e saj, por terrorizmi nuk ka lindur me Osamën dhe nuk do të vdesë me të”. Edhe LeBron James, ylli i basketbollit NBA, ka festuar, por është ndalur edhe te fjalimi i presidentit Obama. “Wow, fjalët e Obamës janë vërtet një inspirim për gjithë botën”. Ndërkohë, tenisti Andi Rodik dhe notarja Dara Torres, 44 vjeçe dhe 12 medalje olimpike në karrierë, nënvizojnë një koinçidencë: “1 maj 1945, vdekja e konfirmuar e Hitlerit. 1 maj 2011, vdekja e konfirmuar e Bin Laden”. Ndërkohë, Mike Tyson, ikona e boksit amerikan, i konvertuar në mysliman, shkruan se Bin Laden nuk përfaqësonte fenë e tij. “Obama është çliruar nga Osama!, - shkruan ai në Tëitter. – Principet e Islamit janë paqja dhe dashuria. Ju lutem, mos ngatërroni vizionin e Osamës me atë të myslimanëve”.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)