Bruksel,samiti BE, Gruevski- Papandreu takohen per emrin
BRUKSEL- Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe homologu i tij grek, Jorgos Papandreu pritet të takohen sot në Bruksel për të biseduar lidhur me cështjen e emrit.
Takimi, zhvillohet në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe është pjesë e përpjekjeve në funksion të procesit, i cili udhëhiqet nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për emrin. Ambasadori amerikan ne Shkup Filip Riker ka deklaruar se pret që në takimin mes 2 kryeministrave të arrihen rezultate pozitive përsa i përket emrit të Maqedonisë.
Takimi është një mundësi e mirë për të diskutuar cështjet që prekin marrëdhëniet mes 2 vendeve dhe procesin e integrimit theksoi Riker. Sipas tij ky takim eshte momenti i duhur qe me ndermjetesimin e OKB te gjendet zgjidhje per keto probleme. Burime pranë zyrës së ndërmjetësit të OKB-së për kontestin e emrit, Metju Nimic bëjnë të ditur se po përgatitet një propozim i ri, i cili do t`i shtrohet të dyja palëve.Me zgjidhjen e çështjes së emrit, Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s dhe do të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE.
(s.g/BalkanWeb)