E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza greke, nis sot samiti i BE-se

BRUKSEL- Liderët e vendeve evropiane, do të mblidhen sot dhe neser në Bruksel për të dikutuar mbi cështjen e krizës financiare greke dhe për të arritur një marrëveshje për të ndaluar rënien e mëtejshme të euros.

Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i Shtetit për Cështjet Evropiane, spanjolli Diego Lopez Garrido, vendi i të cilit kryeson presidencën e radhës së BE-së. Ndërsa presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso ka deklaruar se përgjigjia ndaj kësaj cështjeje specifike do të jetë një test për liderët evropianë dhe angazhimin e tyre për “unionin monetar evropian”.

Një ditë më parë Gjermania ra dakord të ndihmojë Greqinë, por me kusht që kjo krizë të zgjidhet në bashkëpunim BE-FMN. Sipas kancelares gjermane Angela Merkel, para se ti jepet një paketë ndihmë Greqisë do të vendosen dhe disa klauzola për sanksione ndaj vendeve që shkelin disiplinën financiare të eurozonës.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›