E Martë, 3 Nëntor 2026

Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës

TIRANË, 5 maj/ATSH/ Udhëtimet e qytetarëve të Kosovës drejt Bruneit dhe anasjelltas do të jenë pa viza.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se ndodhet për një vizitë zyrtare në Brunei, ku edhe nënshkroi për heqjen e vizave mes Kosovës dhe Bruneit.

“Sot, së bashku me Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah, nënshkruam marrëveshjen për heqjen e vizave ndërmjet Kosovës dhe Bruneit, një hap domethënës drejt afrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy shteteve tona”, shkruan Osmani.

Presidentja Osmani e vlerësoi këtë marrëveshje si një tjetër dëshmi të miqësisë dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sulltanatit të Bruneit.

“Kjo marrëveshje nuk është vetëm lehtësim teknik, por një urë miqësie e ndërtuar mbi respektin dhe mirëbesimin e ndërsjellë”, vijon postimi.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për heqjen e vizave mes Bruneit dhe Kosovës 1 nga 3

/a.f/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›