Brutaliteti në Siri ka shokuar Ban Ki Moonin

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Ban Ki-Moon ka paralajmëruar se numri i refugjatëve nga Siria mund të rritet deri në 700 mijë në janar.
Më shumë se 80 persona gjetën vdekjen në përplasjet në Siri, të premten, sipas burimeve të aktivistëve.
Shumë fluturime në ardhje apo në ikje nga kryeqyteti Damascus, u anuluan për të dytën ditë radhazi, pasi luftimet u përhapën shumë pranë aeroportit kryesor të vendit.
Ban Ki-Moon paralajmëroi Asamblenë në New York se civilët po masakroheshin pothuajse përditë kudo në Siri. “Shkeljet e të drejtave të njeriut janë duke u kryer në shkallë të gjerë nga të gjithë luftëtarët”, tha ai.
Ai parashikoi se rreth 4 milionë njerëz do të kenë nevojë për ndihma në dimër, për shkak të dhunës akoma e më brutale. Ai tha gjithashtu se “ndërtimi i një Sirie të lirë e demokratike do të kërkojë dialog politik dhe negociata”.