E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckenbauer lavdëron Gotzen dhe Reusin

Legjenda gjermane Franz Beckenbauer ka lavdëruar dyshen e Borussia Dortmundit, Mario Gotze dhe Marco Reus si çifti më i mirë i mesfushorëve në botën e futbollit.

Pavarësisht rezultateve dëshpëruese të Dortmundit deri më tani gjatë këtij stinori në Bundesligë, skuadra e trajnerit Jurgen Klopp ka shkëlqyer në Ligën e Kampionëve. Dhe, Beckenbauer mendon se për këtë meritë kanë dyshja Gotze dhe Reus.

“Në Barcelonë janë Messi, Iniesta dhe Xavi. Por, një dyshe fantastike e ka edhe Dortmund, Reus dhe Gotze”, deklaroi Beckenbauer për të përditshmen gjermane Bild.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›