Budapest, ngrihet statuja e Ronald Reagan

Një statujë e ish-presidentit amerikan Ronald Reagan është inaguruar sot në Budapest, në sheshin përpara selisë së ambasadës amerikane.
Përurimi është bërë në praninë e kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice.
Reagan, që konsiderohet nga hungarezët si fitues i Luftës së Ftohtë, është shumë popullor në këtë vend për shkak të rolit kyç në zhvillimin demokratik dhe në rënien e Bashkimit Sovjetik.