Moldavi: Parandalohet shitja e uraniumit në Afrikë

Autoritetet e Moldavisë thonë se kanë arrestuar gjashtë persona, të dyshuar për përpjekje për shitje të uraniumit në një vend të pazbuluar afrikan.
Prokurori i përgjithshëm, Vitalie Briceag, tha se një kontenjer me diametër 40 centimetra dhe lartësi 20 centimetra është gjetur në banesën e njërit prej personave të arrestuar.
Ai theksoi se “disa kilograme” të uraniumit, do t`i shiteshin një blerësi nga një “shtet mysliman afrikan”.
Zyrtarët thanë se për këtë rast, autoritetet e Moldavisë kishin marrë ndihmë nga Gjermania, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara.
Katër prej të arrestuarve janë moldavanë, ndërsa dy persona janë nga rajoni Transdniestër.