Jahjaga udhëton për në Lituani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga udhëtoi të mërkurën për në vizitë në Lituani, ku do të marrë pjesë në konferencën “Gratë përforcojnë demokracinë: praktikat më të mira”.
Konferenca, e cila nis punimet të enjten, organizohet nga presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite dhe presidentja e Finlandës, Tarja Halonen.
Gjatë punimeve, presidentja Jahjaga do të ketë një varg takimesh bilaterale.