E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria ne Paris fillon hetimet per akuzat e reja ndaj Stros-Kahn

Zyra e prokurorise ne Paris beri te ditur se ka filluar hetimet paraprake per akuzat qe nje shkrimtare franceze ka ngritur ndaj ish drejtorit te Fondit Monetar Nderkombetar Dominik Stros Kahn per perpjekje per perdhunim ne vitin 2003.

Tristan Banon iu drejtua autoriteteve ne fillim te javes duke thene se Dominik Stros Kahn u perpoq te kryente marredhenie me force me te ne nje apartament bosh gjate nje interviste. Avokatet e zotit Stros-Kahn thone se do te ngrene padi per shpifje ndaj gazetares Banon. Zoti Stros-Kaahn e ka quajtur akuzen e saj fantazi e sajuar.

Akuza per sulm seksual e ngritur ne Paris ndaj Dominik Stos Kahnit ndodh ne nje kohe qe akuza te ngjashme te ngritura me pare ne Nju Jork jane ne buze te deshtimit. Javen e kaluar ai u lirua nga arresti shtepiak pasi prokuroret thane se kishin dyshime rreth kredibilitetit te punonjes se hotelit qe kishte pretenduar se ishte sulmuar seksualish nga Dominik Stros Kahn.

Nje senace tjeter gjyqesore pritet te zhvillohet ne Nju Jork me 18 korrik. Ai eshte i lire te udhetoje ne Shtetet e Bashkuara por autoritetet ia kane mbajtur pasaporten per te mos e lejuar te kthehet ne France.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›