Buffon: Del Neri duhet të mbetet deri në fund të sezonit

Gigi Buffon thotë se Gigi del Neri duhet të mbetet për drejtimin e Juventusit deri gjatë verës.
Stoli i Del Nerit është duke u lëkundur pas rezultateve të dobëta që po kalojnë Bardhezinjtë së fundi, por portieri i Juves mendon se trajneri duhet të qëndrojë të paktën deri në qershor.
“Është e drejtë që Del Neri të mbetet deri në qershor. Pastaj në fund të sezonit, klubi mund të vlerësojë gjithçka, përfshirë situatën e parave”, ka thënë Buffon.