E Shtunë, 31 Tetor 2026

Knicks e Lakers përmbysin rezultatin

Nga Express më 01 mars 2011 në ora 09:22

New York u rikthye në lojë pas disavantazhit prej 15 pikësh në shtëpi të Miami Heat, për ta fituar ndeshjen ndaj treshes së yjeve James-Bosh-Wade me rezultat 91:86.

Kurse kampionët e NBA-së e shkrinë avantazhin prej 14 pikësh të Oklahoma Cityt, për të fituar në fund me 3 pikë përpara, 90:87.

San Antonio, edhe pse i hendikepuar pa fundorin Parker, i cili u lëndua gjatë ndeshjes, fitoi ndaj Memphis Grizzlies.

Fituan edhe Orlando, Atlanta, Phoenix (pas vazhdimeve), Philadelphia e Minnesota.

Miami-New York 86-91
Miami: James 27
New York: Anthony 29

Oklahoma City-L.A. Lakers 87-90
Oklahoma City: Westbrook 22
L.A. Lakers: Gasol 18

San Antonio-Memphis 95-88
San Antonio: Ginobili 35
Memphis: Randolph 24

Orlando-Charlotte 100-86
Orlando: Howard 20
Charlotte: Jackson 35

Portland-Atlanta 83-90
Portland: Miller 20
Atlanta: Crawford 23

Indiana-Phoenix 108-110
Indiana: Granger 25
Phoenix: Hill 34

Cleveland-Philadelphia 91-95
Cleveland: Hickson 22
Philadelphia: Brand 16

Minnesota-Golden State 126-123
Minnesota: Love 37
Golden State: Curry 33

New Orleans-Houston 89-91
New Orleans: West 22
Houston: Martin 33

Toronto-Dallas 96-114
Toronto: Johnson 21
Dallas: Nowitzki 31

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›