Buffon: Juventusi ende mund ta fitojë skudeton
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, thotë se mundësitë e biankonerëve për të fituar skudeton nuk kanë përfunduar. Gjërat janë vështirësuar për ne pasi jemi nëntë pikë prapa. Sidoqoftë nuk ka nevojë t'i humbasim shpresat. Jemi një ekip i mbushur me luftëtar dhe ende nuk ka përfunduar asgjë, ka thënë numri një i azurëve për Corriere dello Sport. Personalisht kam bërë disa gabime kundër Sampdorias dhe Cagliarit dhe pres më shumë nga vetja, ka shtuar portieri i biankonerëve