E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha:Pavarësia e Kosovës shërbeu për stabilitetin në rajon

Ministri i Jashtëm Lulzim Basha në një intervestë me gazetarin Alfred Peza është shprehur se pavarësia e Kosovës i kontriboi stabilitetit në rajon dhe i shërbei për një kapitull të ri për ballkanin. Sipas tij Kosova ka bërë hapa përpara që nga pavarësia e saj por ajo duhet të kapërcejë një sërë sfisash si reformat për arritjen e standarteve, luftën kundër korrupsionit dhe konsoludimi i institucioneve të saj. Gjithashtu Basha shtoi se Kosova do të jetë bashkëudhëtare me Shqipërinë dhe me vendet e tjera të rajonit për të integruar në Bashkimin Europian. Përsa i përket pyetjes për deklaratat e ministres së jashtme greke Bakojanis se Greqia nuk do ta njohë Kosovën ministri Basha u përgjigj se Greqia kërkon të ketë më shumë kohë për ta njohur Kosovën por fakti që ajo ka njohur pashaportat janë shenja dhe tani pyetja nuk është se a do ta njohë Greqia Kosovën por kur do ta njohë. Diplomacia shqiptare ka negociuar me diplomacitë e vendeve të tjera për njohjen e Kosovës por ky proces kërkon kohë u shpreh Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›