Senati i Hollandës ratifikon Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Pas ratifikimit nga Dhoma e Përfaqësuesve të Hollandës sot edhe Senatorët hollandezë i thanë po, aderimit të Shqipërisë në NATO.Në letrën e saj drejtuar Yvonne E.M.A. Timmerman-Buck ,Presidente e Senatit të Hollandës, Kryetarja e Kuvendit e falënderoi për impenjimin e saj personal, për përfshirjen në axhendën e Senatit dhe aprovimin e këtij Protokolli, brenda një kohe të shkurtër.Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve,kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohjen për senatorët hollandezë,për mbështetjen dhe besimin e tyre, ndaj përpjekjeve të Shqipërisë,për të merituar anëtarësimin në NATO.Pas Hollandës, pritet edhe Parlamenti grek që të përmbyllë këtë proces ratifikimesh.