E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buffon Milanezet mbeten favorite per titullin


Portieri i Juventusit dhe kombëtares italiane, Gianluigi Buffon, qëndron me këmbë në tokë pavarësisht fitores prestigjioze përballë kampionëve të Italisë, Milanit.

Në një intervistë për të përditshmen sportive "La Gazzetta dello Sport", Buffon u shpreh se pavarësisht kryesimit të përkohshëm të skuadrës së tij në renditjen e Serisë A, dy klubet milaneze vazhdojnë të mbeten pretendentet kryesore për fitimin e titullit kampion.

"Ditën e dielë, në fitoren përballë Milanit, bëmë një prej ndeshjeve më të mira të sezonit. Ishte një fitore emocionuese dhe që i jep skuadrës shumë morale, por në të njëjtën kohë jemi realistë dhe e dimë që dy skuadrat milaneze vazhdojnë të kenë më shumë armë se ne", u shpreh Buffon.

"Nuk duhet të fluturojmë dhe është e rëndësishme të punohet me përultësi dhe duke pranuar se Milan e Interi vazhdojnë të jenë më të fortë. Do të vendosja kuqezinjtë si favoritët kryesorë për titullin pasi janë kampionët në fuqi, por është e qartë që edhe Interi ndodhet në të njëjtin nivel".

Portieri i Italisë në 108 ndeshje, komentoi edhe dy sfidat e ardhshme të katër herë kampionëve të botës përballë Irlandës së Veriut dhe Serbisë, në garën kualifikuese për EUropianin e Polonisë dhe Ukrainës.

"Pas arritjes së kualifikimit në ndeshjen e fundit, edhe pse këto ndeshje nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe për ne, duam që të mbetemi të pathyer deri në fund.

Ndryshe nga sa shkruhet në shtyp, nuk mendoj se ky është momenti ideal për të eksperimentuar, pasi deri në Europian është e rëndësishme të formohet një grup i bashkuar dhe kjo mund të realizohet vetëm duke perfeksionuar mekanizmat në lojën së bashku".
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli 600 euro gjobë për penalltinë e humbur
600 euro gjobë për një penallti të humbur. Kjo është shumë që duhet të paguajë zviceriani me origjinë shqiptare Pajtim Kasami, për 11-metërshin që goditi traversën më 21 shtator kundër Çelsit në Kupën Karling. Franca humbet edhe Riberinë
As ylli i Bajernit të Mynihut Frank Riberi nuk do të jetë i gatshëm të luajë për Francën të premten kundër Shqipërisë në “Stade de France”. Pas Horosë, Benzemasë dhe Sanjasë, listës së gjatë të mungesave për “gjelat” dje iu shtua edhe sulmuesi që luan në Bundesligë, por edhe mesfushori i PSG-së Blaise Matuidi. Anzhi kërkon Carlos Tevez
Tevez-Eto’o. Kjo është dyshja e sulmit e ëndërruar nga ekipi rus i Anzhit. Kupa e Shqipërisë, hidhet shorti
Shorti për raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë u mbajt gjatë pasdites në ambientet e FSHF-së dhe ai prodhoi një seri përballjesh interesante. Chelsea, gati projekti i stadiumit të ri
Miliarderi pronar i klubit të Chelsea, Roman Abramovich, është i vendosur të ndërtojë një stadium të ri në Londër, informon e përditshmja "The Guardian".

Lajmet kryesore

Përvjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA
Berisha lapsuse nga emocioni
Azotiku, shteti humbi miliona euro
Hije skandali për makinat e vjetra
Censusi, minoritarët nuk bojkotojnë
Lehtësirat për biznesin, Shqipëria, vendi i 64-t

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›