E Shtunë, 31 Tetor 2026

600 euro gjobe per penalltine e humbur


600 euro gjobë për një penallti të humbur. Kjo është shumë që duhet të paguajë zviceriani me origjinë shqiptare Pajtim Kasami, për 11-metërshin që goditi traversën më 21 shtator kundër Çelsit në Kupën Karling.

19-vjeçari dëshironte të bëhej heroi i mbrëmjes në “Stemford Brixh”, por mori përgjegjësinë që përpara ndeshjes i ishte ngarkuar një tjetër lojtari, Orlando Sasë.

Koha e rregullt së bashku me shtesat përfundoi 0-0. Derbin e Londrës dhe kualifikimin e morën Blutë e Andre Viljas-Boashit, që për ironit të fatit, kaluan pikërisht falë gjuajteve nga pika e bardhë. Sikur të mos mjaftonte zhgënjimi në fushë, ish-lojtari i Palermos në Serinë A, u zhgënjye edhe kur mësoi se trajneri holandez Martin Jol e kishte gjobitur me 500 stërlina (600 euro), pasi ai nuk ishte lojtari i përcaktuar që përpara fillimit të ndeshjes për të goditur penalltinë e mundshme.

Po të kishte shënuar, me siguri që talenti i Zvicrës do t’i kishte kursyer 600 eurot...
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Franca humbet edhe Riberinë
As ylli i Bajernit të Mynihut Frank Riberi nuk do të jetë i gatshëm të luajë për Francën të premten kundër Shqipërisë në “Stade de France”. Pas Horosë, Benzemasë dhe Sanjasë, listës së gjatë të mungesave për “gjelat” dje iu shtua edhe sulmuesi që luan në Bundesligë, por edhe mesfushori i PSG-së Blaise Matuidi. Anzhi kërkon Carlos Tevez
Tevez-Eto’o. Kjo është dyshja e sulmit e ëndërruar nga ekipi rus i Anzhit. Kupa e Shqipërisë, hidhet shorti
Shorti për raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë u mbajt gjatë pasdites në ambientet e FSHF-së dhe ai prodhoi një seri përballjesh interesante. Buffon: Milanezet mbeten favorite për titullin
Portieri i Juventusit dhe kombëtares italiane, Gianluigi Buffon, qëndron me këmbë në tokë pavarësisht fitores prestigjioze përballë kampionëve të Italisë, Milanit. Chelsea, gati projekti i stadiumit të ri
Miliarderi pronar i klubit të Chelsea, Roman Abramovich, është i vendosur të ndërtojë një stadium të ri në Londër, informon e përditshmja "The Guardian".

Lajmet kryesore

Përvjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA
Berisha lapsuse nga emocioni
Azotiku, shteti humbi miliona euro
Hije skandali për makinat e vjetra
Censusi, minoritarët nuk bojkotojnë
Lehtësirat për biznesin, Shqipëria, vendi i 64-t

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›