E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtine homazhe Drejtorit te Arsimit


Kryeqyteti kosovar, Prishtina ishtë në ditë zie të martën në shenjë proteste ndaj vrasjes së Drejtorit të Arsimit Remzi Salihu. Institucionet komunale nuk punuan e po kështu edhe ato arsimore.

Komuna hapi dyert për homazhe në shenjë nderimi për Drejtorin e Arsimit Remzi Salihu. Një mbledhje komemorative në të cilën u fol për jetën dhe veprën e të ndjerit po kështu u organizua nga Komuna e Prishtinës.

Ministri i Arsimit i Kosovës, Ramë Buja deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri dhe bashkëpuntor të tjerë, folën për jetën dhe vepren e Remzi Salihut. Ndërsa duke folur për aktin që i mori jetën Remzi Salihut në vendin e tij të punës, Ministri i Arsimit Ramë Buja tha se ky sulm ndaj instituticioneve të shtetit tregon se akoma ka punë për t’u bërë në parandalimin e akteve kriminale.

Buja ripërsëriti kërkesën për një gjykim të pavarur të shkaqeve dhe pasojave të kësaj dite të rëndë për arsimin në Kosovë si mënyrën e vetme, sic tha ai, për të rritur shpresën për të ardhmen e shoqerisë kosovare. Ndërkaq deputeti Ismet Beqiri tha se LDK-ja humbi njërin nga veprimtarët e saj. Ai e quajti akt qyqar e barbar atë që Gani Sahiti bëri një ditë më parë. Beqiri tha se një njëri që ishte mësues doli të ishte një vrasës.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Remzi Salihu u vra të hënën në zyrën e tij të punës. Vrasësi është identifikuar. Ai është Gani Sahiti me profesion, professor i biologjisë.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova “Kosova, progres për vizat”
Në muajt e ardhshëm do të nisë dialogu me Kosovën për liberalimin e vizave. Këtë e ka bërë te ditur Komisionerja  Europiane, Sesilja Malmstrom në konferencën rajonale në Ohër me Ministrat e Brendshëm të Rajonit. Kosovë, 30 ditë paraburgim për Sahitin
Gjykata e Qarkut në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Gani Sahitit, i dyshuar për vrasjen e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, Remzi Salihu. Krasniqi: Jo bisedimeve politike me Beogradin
Deklarimeve pro dhe kundër bisedimeve politike i është bashkuar të martën edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi. Veriu, shtohet numri i njerëzve në barrikada
Nata në veri ka kaluar qetë dhe pa ndonjë incident, ndërsa është vërejtur numër i shtuar i atyre që qëndrojnë pranë barrikadave për shkak të prezencës edhe të studentëve nga Serbia, të cilët kanë filluar studimet e tyre në universitetin në veri të Mitrovicës.
Malmstrom: Vizat, Kosova hap përpara
Komisionerja evropiane për Cështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom ka deklaruar se Kosova ka bërë progres në negociatat me BE-në për liberalizimin e vizave.

Lajmet kryesore

Përvjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA
Berisha lapsuse nga emocioni
Azotiku, shteti humbi miliona euro
Hije skandali për makinat e vjetra
Censusi, minoritarët nuk bojkotojnë
Lehtësirat për biznesin, Shqipëria, vendi i 64-t

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›