Buffon:Genoa, skuadër e rrezikshme
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, thotë se bardhezinjtë duhet të kenë kujdes nga Genoa, kur dy ekipet takohen të enjten në kuadër të javës së pestë të Serie A.
"Do të jetë një takim i rëndësishëm për ne, jo vetëm për shkak të pikëve, por po ashtu edhe për aspektin psikologjik. Ne do të duhet të bëjmë një paraqitje të mirë në Marassi dhe të fitojmë me qëllim që të tregojmë vlerat tona të vërteta", ka thënë Buffon.
"Ata kanë një ekip të mirë dhe shumë të rrezikshëm, veçanërisht kur luajnë në shtëpi në stadiumin e tyre fantastik. Atmosfera në "Luigi Ferraris" mund të jetë problem dhe ne do të duhet të jemi të kujdesshëm për këtë dhe të mos ndikohemi"."Genoa humbi ndeshjen e parë të sezonit këtë fundjavë dhe ata do të jenë edhe më të vendosur në këtë takim", ka shtuar italiani.