E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenis: Justine Henin do të rikthehet

Ish-numri një i botës në tenis, Justine Henin, është e etur të rikthehet në tenisin botëror, dhe pritet sot të zbulojë lajmin për rikthimin.
Sipas mediave të huaja, 27 vjeçarja Henin, do të publikojë lajmin sot në mbrëmje për mediat në Belgjikë.
Henin, e cila hoqi dorë nga tenisi në muajin maj të vitit 2008 në moshën 25- vjeçare, është fituese shtatë here e turneve Grand Slam, dhe duket se ka lakmuar rikthimin e suksesshëm të bashkëkombëses së saj Kim Clijsters, e cila fitoi në US Open javën e kaluar, vetëm një muaj pas rikthimit në fushat profesionale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›