E Shtunë, 31 Tetor 2026

New York, ceremonia e hapjes së Samitit për Ndryshimet Klimaterike

Samiti për Ndryshimet Klimaterike ka zhvilluar ceremoninë e hapjes në New York të hënën. I thirrur nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, takimi është një forum për liderët botërore dhe krerë qeverish për të gjetur një zgjidhje apo një një marrëveshje unanime që do të trajtohet më pas në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën që do të zhvillohet në Kopenhagen në dhjetor. Më shumë se 100 liderë botërorë pritet të marrin pjesë në samitin, që synon arritjen e një marrëveshjeje të re globale për luftimin e ndryshimeve klimatike. Sipas kreut të OKB-së, Ban Ki-moon, qëllimi i këtij samiti është që të mobilizohet gatishmëria politike e liderëve botërorë për arritjen e një marrëveshjeje të re në takimin në Danimarkë. Shefi i OKB-së, Ban Ki Moon, tha se ai shpreson që liderët botërorë do të veprojnë globalisht dhe jo vetëm sipas interesave të kombit përkatës. Në këtë ceremoni ka qene I pranishëm edhe ish krëeministri britanik dhe lideri i inisiativës 'Teë arrijmë objektivat për klimën", Tony Blair si dhe aktori hollivudian Hugh Jackman. Ministri britanik për energjinë dhe klimën, Ed Miliband, tha shpreson se mund të arrihet një marrëveshje për përballimin e ndryshimit të klimës. Ai tha se njerëzit duhet të kuptonin nevojën e urgjencës, pasi ndryshimet klimatike po preknin jetën e miliona njerëzve. Diskutimet në OKB do të pasohen nga një samit i rëndësishëm i G20 në qytetin amerikan të Pittsburgh-ut. Vëmendja në New York është përqëndruar sidomos në atë që do të thotë presidenti Obama dhe homologu i tij kinez, Hu Jintao. Këto dy vende, si rezultat i shkallës së lartë të emetimeve, por edhe si rezultat i statusit të tyre simbolik, në të vërtetë mbajnë çelësin e një marrëveshje të suksesshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›