Bufon: Të rinjtë nuk janë gati për përfaqësuesen
Portieri i përfaqësueses italiane Xhixhi Bufon mendon se ekspertët janë jorealë kur kërkojnë përfshirjen e sa më shumë të rinjve në kombëtare. Sipas gardianit më të mirë të të gjitha kohërave, me gjithë dëshirën e të rinjve për të ecur përpara, fanella e Italisë është një përgjegjësi e madhe që nuk mund të vendoset në një kandar me atë të skuadrave lokale.
“Nuk është e lehtë të veshësh fanellën e Italisë pasi duhet përvojë dhe personalitet. Për më tepër që unë nuk shoh shumë të rinj që mund të jenë të gatshëm për kombëtaren. Kjo edhe për faktin që kampionati ynë është më i dobët dhe më pak garues se më parë”, shprehet Xhixhi Bufon.