Iranianët akuzojnë Britaninë e Madhe si përçarëse
Teheran - Parlamentarët iranianë kërkojnë rishikimin e marrëdhënieve me Britaninë e Madhe, vend të cilin ata e akuzojnë për “deklarata ndërhyrëse” në lidhje me zgjedhjet e kundërshtuara presidenciale të vendit. Komisioni i parlamentit iranian për politikën e jashtme ia bëri të ditur këtë thirrje Ministrisë së Jashtme.
"Anëtarët e komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme kritikuan ashpër qëndrimin e Britanisë së Madhe dhe i kërkojnë Ministrisë së Jashtme të rishqyrtojë marrëdhëniet me këtë vend", deklaroi zëdhënësi i komisionit për agjencinë iraniane të lajmeve ISNA, Kazem Jalali.