E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bufon, pershendet rikthimin e Amaurit

Sulmuesi i Juventusit, Amauri pritet te marre pasaporten italiane gjate muajit te ardhshem dhe shoku i skuadres se tij, Xhanluixhi Bufon sugjeron qe ish-lojtari i Palermos te bashkohet me Italine, pasi kjo do te ishte dicka e mire per ate vete. 29-vjecari ka qene i injoruar nga Brazili dhe trajneri Dunga, dhe si shenje zemerimi ai kerkon qe te luaje me "Axurret". "Per nje gje jam i sigurt, Amauri do te bashkohet me "Axurret" me nje entuziazem te madh. Do te jete e mundur per te, qe te bashkohet me ekipin", - shpjegon Bufon.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›