E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujë, identifikohet autori i vrasjes për hakmarrje

POlicia ka nje te dyshuar dhe beson se ai eshte vrasesi i 55 vjecarit qe humbi jeten dje pas plageve te marra me arme zjarri ne Tapize te Krujes. Policia zbulon se Krujë, i biri i viktimës ka bërë një vrasje disa kohë me parë 

KRUJE-Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së një 55 vjecari në Tapizë të Krujës. Policia dyshon se Lulzim Xhixha është autori i mundshëm i vrasjes se shtetasit Maliq Topalli 55 vjec dje pasdite në zonën e njohur si "bregu i lumit" në Tapizë të Krujës. Policia vlerëson se ka rënë në gjurmët e vrasësit dhe se së shpejti do ta prangosë. Dyshimet se Xhixha është autori sipas policisë forcohen edhe më shumë pasi u zbulua se i biri i viktimës, Dritani, ka vrarë taksistin Vaid Xhixha dhe per këtë është dënuar.
Policia dyshon se vrasja e djeshme ndodhi pikërisht për motive hakmarrjeje. 55 vjecari Topalli ka qenë duke ecur kur është qëlluar dhe nuk ka pasur njeri afër. Hetuesit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë bërë kontrollin e zonës si dhe kanë marrë informacion mbi krimin e kryer kanë hedhur idenë e pistës së vrasjes për hakmarrje. Sipas policisë, ky është versioni më i mundshëm pasi i biri i viktimës ka bërë një vrasje disa kohë me parë dhe aktualisht ai po shlyen dënimin. Në këtë pistë ata zbulojnë se Lulzim Xhixha nuk gjendet dhe është zhdukur menjeherë pas krimit që ka kryer. Kjo i shton dyshimet për policinë se Xhixha mund të jetë autori i mundshëm i vrasjes së Topallit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›