E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peqin, përplasen dy mjete, aksidentohet 68-vjeçari

Dy automjete jane perplasur ne dalje te Elbasanit, prane Peqinit ku si paosje ka mbetur i plagosur nje person. Shkak i aksidentit ishte humbja e kontrollit nga ana e drejtueses gjatë drejtimit të automjetit 

TIRANE-Një aksident, me pasojë plagosjen e 68-vjeçarit Ramiz Çullhaj, ndodhi mbrëmë në orët e vona në aksin rrugor Peqin-Shezë, kur një mjet me targa AHB5847 me drejtuese Rozana Çullhaj u përplas me një veturë, tip Renault me targa PAB 4826 me drejtues Lulëzim Tabaku, 32 vjeç.
I aksidentuari Çullaj ndodhet në spitalin kirurgjik. Sipas burimeve të policisë, shkak i aksidentit ishte humbja e kontrollit gjatë drejtimit të automjetit nga shtetësja Rozana Çullhaj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›