Bufon shijon Juven e tij: "Një shpërthim nuklear"
"Kundër Sampdorias ishte një shpërthim nuklear". Xhixhi Bufon priste një shkëndijë dhe ka mbetur jashtëzakonisht i kënaqur dhe i befasuar për reagimin e Juventusit kundër Kasano&Co. U pa një Juve shkatërruese, pas një muaji të errët. Golat e Amauri, Kielinit, Kamoranezi e Trezegesë kanë shkaktuar një bombë atomike. "Më shumë se një shkëndijë, kundër Samp ishte një shpërthim nuklear, shpjegon i buzëqeshur Bufon. Askush nuk e priste një paraqitje të tillë, por nga ana tjetër kualitetet e lojtarëve janë ata që panë të mërkurën në mbrëmje; shpresonim se do t‘ia dilnim t‘i nxirrnim në pa. Në ndeshje të mëdha, si kundër Romës e Lacios dhe së fundmi kundër Samp, arrijmë të japim maksimumin. Por nuk duhet të rrezikojmë të humbasim pikë të rëndësishme kundër skuadrave të tjera. Çfarë ka ndryshuar kundër Sampit? Kemi bërë një lojë agresive nga minutat e para, sepse kishte shumë dëshirë për të hedhur pas shpatullave një muaj negativ dhe kështu vëmendja ka qenë maksimale për të gjithë". Një natë relaksi absolut, i shqetësuar vetëm nga goli i pakapshëm i Pacinit. Xhixhi Bufon falënderon mbrojtjen e tij: "Për mua ka qenë një fat i madh të luaj me mbrojtës si tanët. Kanavaro, me eksperiencën e tij, Kielini, po kalon një moment të mirë forme, Legrotalie, që kur është në fushë jep siguri, e thjeshtojnë punën time. Në të njëjtën mënyrë, puna e mbrojtësve është bërë e thjeshtë nga mesfusha, ku janë Sisoko dhe Melo.