E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo proteston për zëvendësimin

Nuk ka mjaftuar ndeshja ndaj Real Madridit për të konfirmuar se Ronaldinjo është rikthyer në nivelet më të larta. Është dashur që kuqezinjtë të përballen me Napolin, për të parë sërish një lojtar në nivel të dobët. I pavlerë në tapetin e blertë dhe nervoz jashtë fushe, Ronaldinjo fut në telashe trajnerin Leonardo, i cili arriti të marrë vetëm një barazim në transfertën e "San Paolos". Ronaldinjo ka kundërshtuar ashpër zëvendësimin, duke refuzuar ta përshëndesë trajnerin. Që gjatë pjesës së parë, telekamerat kapën disa momente debati mes trajnerit dhe lojtarit, i cili nuk respektonte këshillat dhe humbi shumë topa në mesfushë. Ky është një lajm i keq për të gjithë tifozët e Milanit, të cilët menduan se skuadra arriti ta fitonte grintën dhe fantazinë në sulm me rikthimin në formë të ish-sulmuesit të Barcelonës. Kjo është hera e dytë që ai proteston, pas zëvendësimit në Kievo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›