E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buja: Fitoj pa kurrfarë problemi

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ëqshtë shprehur i bindur se do të triumfojë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Ai ka thënë se është duke punuar që fitorja e tij të sigurohet qysh në rundin e parë, shkruan Epoka e re.

"Fitoren e kemi të pakontestuar. Do të fitoj pa problem. Gjithë angazhimi unë do të jetë në drejtim të asaj që mos t'i mundojmë qytetarët për të dalë në zgjedhje në rundin e parë në zgjedhje në rundin e dytë", ka thënë Buja, duke premtuar se pas fitores të gjithë kundërkandidatët do t'i ftojë të jenë këshilltarët e tij në qeverinë komunale./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›