Hoxha vazhdon dëshminë edhe sot kundër Mujës

Këshilltari i LDK-së në Asamblenë Komunale, Ridvan Hoxha, do të vazhdoj dëshminë e tij edhe sot kundër kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe bashkëpunëtorëve të tij. Përveç Hoxhajt sot do të dëshmojnë edhe katër dëshmitarë të tjerë. Seanca gjyqësore fillon në ora 10:00.
Hoxha dje ka fajësuar Mujën për dhënien e tokës Qendrës Arsimore “Gulistan” dhe Fabrikës së Çokolladës “Kamila”, pa i respektuar procedurat ligjore.
“Nuk është detyrë e kryetarit të ndajë tokën e Komunës. Fillimisht Asambleja Komunale duhet të marrë vendim e pastaj të shkohet me procedurë ligjore”, tha Hoxha.
Këshilltari Ridvan Hoxha ka bërë Kallëzim Penal kundër kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ai tha se këtë e ka bërë për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve të Prizrenit./Indeksonline/