Buja e Makolli në Suedi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja dhe ai i Diasporës po qëndrojnë në Suedi dhe Danimarkë për një vizitë zyrtare dy-ditore. njofton Ministria e Arsimit.
“Janë bërë përpjekje që shkolla shqipe e mësimit plotësues në diasporë të institucionalizohet", tha ministri Buja, i cili ka përmendur se Ministria e Arsimit tashmë ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ për shkollat e mësimit plotësues në gjuhën amëtare në diasporë nr.10.2011, ndërkaq sugjeroi që mësimi plotësues që organizohet në diasporë të jetë në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës të shtetit ku mbahet mësimi.
Ministri Buja dhe ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, dje janë takuar me kryetaren e komunës së Halmstadit në Suedi, nga e cila
janë njoftuar me karakteristika që ka ky qytet dhe integrimin e komunitetit shqiptar./Indeksonline/