E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiq kundër lirimit të Gotovinës


Lirimi i gjeneralëve kroatë Ante Gotovina dhe Mladen Markac do të ndikojë në procesin e ripajtimit.
Kështu mendon kryeministri serb, Ivica Dacic, por edhe shoqëria civile, e cila saktëson se do të jetë e vështirë për ta që të bindin serbët që Gjykata e Hagës nuk është një gjyq për serbët.
Siç thonë ata, për vendet tjera nuk ka aktgjykime për krime lufte dhe kjo do ta rëndojë përballjen me të shkuarën në Serbi.
Kryeministri Dacic ka thënë se me këtë akt konfirmohen “standardet e dyfishta të bashkësisë ndërkombëtare ndaj krimeve”.
“Si mund të kërkoj dikush nga ne qe të gjykojmë dhe te dënojmë të gjitha krimet, kurse te tjerët nuk mund ta bëjnë një gjë të tille ndaj serbëve. Kjo do të ketë pasoja”, ka thëne Dacic./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›