E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bujanoc, serbët peticion kundër shqiptarëve

Një lëvizje serbe në qytetin Bujanoc të Luginës së Preshevës i ka dorëzuar një peticion qeverisë serbe për rrezikun siç theksuan “kundër shqiptarizimit të këtij qyteti”.
 

“Lëvizja për Bujanocin” e përbërë nga ultranacionalistë serbë ka grumbulluar mbi 7 mijë nënshkrime për t`ia dorëzuar qeverisë në Beograd bën me dije “Ina”
 

“Shprehim shqetësimin për tendencat e vazhdueshme të shqiptarizimit të këtij qyteti si në pushtetin lokal, gjithashtu edhe në jetën e përditshme. Apelojë që Qeveria të ndalojë këtë trend”, thuhet në reagimin e kësaj lëvizjeje.
 

Kjo lëvizje ka kërkuar masa për të shqyrtuar regjistrimin e popullsisë në këtë komunë dhe evitimin e shifrave të falsifikuara që janë shpalosur sipas saj edhe në zgjedhjet e vazhdueshme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›