Meta: Nishani gëzon edhe respektin e opozitës

Ai i bëri thirrje klasës politike që të angazhohet për të përmbyllur sa më shpejtë tre reformat kryesore, atë zgjedhore, parlamentare dhe çështjen e imunitetit.
“Ne të gjithë jemi dëshmitarë se zgjedhja e djeshme e Presidentit, nuk ka qenë një moment, por një produkti të gjatë në kohë, i tryezave të vazhdueshme. Ka qenë një proces ku janë përfshirë të gjitha forcat parlamentare dhe shumë kandidatë. Ka pasur mundësi për konsensus. Dhe në fund fare kemi pasur rolin e Parlamentit, i cili ka marrë një vendim sovran dhe dha një zgjidhje konkrete për të evituar zgjedhjet e parakohshme. Pavarësisht nga përkatësia në të kaluar në PD-në, absolutisht është një figurë konstruktive, bashkëpunuese, institucionale, është një figurë që sjellë qetësi dhe bashkëpunim dhe kështu edhe opozita ndan të njëjtin mendim, pavarësisht nga qëndrimi i saj dhe mos arritjes së një konsensusi që kërkonte. Ky proces nuk mund të ishte perfekt, por ka qenë gjithëpërfshirës dhe transparent”, tha Meta.
Ai shtoi se Presidenti nuk është bërë asnjëherë pengesë për statusin, por bojkoti i opozitës. “Ky dialog që u vendos duhet të intensifikohet për përmbylljen të tre çështjeve kyçe. Në rast se mbyllen me sukses, statusi i vendit kandidat është një mundësi e arritshme. Figura e Presidentit nuk është pengesë, por shtysë. Pengesë për statusin ka qenë bojkoti”, shtoi. /S.Ll/Start/
2012-06-12 14:24