E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bujar Nishani merr detyrën në krye të shtetit

Tashmë Bujar Nishani është zyrtarisht Presidenti i Shqipërisë. Janë oragnizuar të dy ceremonitë e rastit, ku nuk ka munguar dhe mesazhi i vetë kreut të ri të shtetit, pas dy ceremonive të oragnizuara, përkatësisht në Kuvend dhe në Presidencë.

“Betohem. Zoti më ndihmoftë.” Ne këtë mënyrë ka bërë betimin Presidenti i 6-te i republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Menjëherë më pas është interpretuar himni kombëtarë.

Perfaqesues të politikes dhe trupit diplomatik janë në sallën e Kuvendit për të ndjekur nga afer ceremonine e betimit te Presidentit.

“Nga ky podium i nderuar më lejoni të shpreh mirënjohje për mesazhet dhe përshëndetjet për zgjedhjet e presidentit të Shqipërisë nga ana e sekretares amerikane Klinton, presidenti I BE-së Barroso dhe homologët e tjerë. Sot u betova mbi Kushtetutë për të respektuar ligjet , mbrojtur liritë dhe interest e qytetarëve të vendit itm. Këtë detyrë po e marr përsipër në 100 vjetorin e pavarësisë. Rruga jonë nuk ka qënë e lehtë por e mbushur me sakrifica dhe pengesa. Ja kemi dalë dhe jemi në rrugën e duhur” deklaroi presidenti Nishani në  e fjalën e tij të parë si Presidenti i republikës së Shqipërisë

Nishani konfirmoj vullnetin dhe gadishmërinë e tij për të qenë një President mbi palët.
"Konfirmoj të gjithë vullnetin dhe gadishmërinë time për të qenë një partner për maxhorancën dhe opozitën. Do t`i kenë të hapura dyert e tyre për 5 vitet e ardhshme për maxhorancën dhe opozitën. Misioni ynë është i njëjtë, ta bëjmë vendin tonë më të lirë, më demokratik, më të zhvilluar dhe gjithnjë e më të dashur për tu jetuar. Ta bëjmë jetën e qyetarëve tanë më të qetë, sigurt dhe kuptimplotë"- tha Presidenti në fjalën e tij.
Ai shprehu angazhim për reformën në drejtësi, si dhe apeloi për nevojën e konsolidimit të një klimë të qëndrueshme politike dhe vazhdimësinë e një dialogu për të ecur përpara me reformat.
“Është fat që të gjitha forcat politike janë tërësisht pro europiane. Kam besimin se me rastin e 100- vjetorit të Pavarësisë, Shqipëria do të marrë me meritë statusin e vendit kandidat në BE-së”- tha Presidenti.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti Nishani u shpreh gjithashtu i hapur për të bashkëpunuar me të gjitha palët, përfshi këtu opozitën. Ai gjithashtu e theksoi si shumë të rëndësishëm rolin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit.
“Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Nishani në përfundim të fjalës së tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›