Meta: Të votohet më 6 gusht, na ndihmon për statusin
Kreu i LSI-së
Ashtu si dhe aleati kryesor, edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka bërë thirrje që partitë politike të votojnë ndryshimet kushtetuese për sa i përket çështjes së imunitetit. Janë të gjitha mundësitë që në datën 6 të realizohet ky votim dhe të plotësohet një kërkesë e kahershme, por sidomos së fundmi e theksuar fuqishëm edhe nga komuniteti ndërkombëtar dhe që do të maksimalizonte të gjitha shanset e vendit për të marrë statusin e vendit kandidat. Janë të gjitha mundësitë. Është e gjithë koha për këtë gjë, tha Meta. Më tej, kreu i LSI-së shtoi se për ne është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje dhe natyrisht që propozimet tona kanë synuar, në radhë të parë, për ta shtyrë procesin përpara. Kjo është kryesorja. Mendoj se është plotësisht e mundur që gjithçka të realizohet deri në 6 gusht. Data natyrisht nuk është ajo më e rëndësishmja, por edhe datat kanë rëndësinë e tyre, sidomos në raport me një proces, i cili absolutisht kërkon një progres më të shpejtë, më të dukshëm dhe më të matshëm. 6 gushti do të ndihmonte shumë për të maksimalizuar shanset e vendit për të marrë statusin e vendit kandidat.
Meta: Të votohet më 6 gusht, na ndihmon për statusin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip