E Diel, 1 Nëntor 2026

Bujqësia, USAID marrëveshje me bankat shqiptare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes programit USAID do të vijojnë të japin asistencën teknike për të përmirësuar teknologjinë në sektorin e bujqësisë. Për këtë është firmosur sot një marrëveshje mes programit USAID-it dhe bankave shqiptare.
 

Në fjalën e tij, ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu theksoi se sektori i bujqësisë ka shumë problem për shkak të mungesës së teknologjisë.
 

“Sektori bujqësor është shumë i rëndësishëm, sidomos në një kohë krize. Ky sektor ka shumë probleme për shkak të copëzimit të tokave dhe të mungesës së teknologjisë. Sektori bujqësor në Shqipëri ka nevojë për investim. Shumë emigrantë që po kthehen në Shqipëri po punësohen në sektorin bujqësor” theksoi Arvizu.
 

Ambasadori amerikan ka shtuar gjithashtu se janë rritur kreditë e këqija në vend të cilat kanë kaluar 20 % ndërsa ka kërkuar edhe forcimin e sistemit të drejtësisë në këtë drejtim.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›