Topalli-Prammer: Marrëdhënie të mira mes dy vendeve

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është takuar sot me kryetaren e parlamentit austriak, Barbara Prammer. Në një konferencë të përbashkët për shtyp kryeparlamentarja Topalli dhe homologia Prammer evidentuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona.
Në fjalën e saj, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli vlerësoi mbështetjen e Austrisë në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Nga ana e saj, kryetarja e kuvendit austriak Prammer ka vlerësuar arritjet e Shqipërisë ndërsa ka shtuar se shpreson që progres raporti që do të publikohet nga KE-ja për vendin tonë të jetë një sinjal i mirë për rrugën drejt integrimit.
Gjithashtu, Prammer ka vlerësuar edhe investimet austriake në Shqipëri duke theksuar se një shembull i mirë I tyre është edhe ndërtimi i hidrocentralit të Ashtës që do të inagurohet ditën e nesërme.