E Diel, 1 Nëntor 2026

Bujqësia në Kuvend, Klosi: E kthyhet fshatit në bombë ekologjike

Tiranë- Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë po diskutojnë sot mes debatesh të forta projektligjin Për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor.

Në fjalen e tij deputeti socialist, Erjon Braçe deklaroi se fshat shqiptar po përjeton një varfëri të skajshme.

Sot në fshat nuk ka para, zingjiri i kostove është bërë i papërballueshëm. Rritja e kostos së tokës dhe prodhimit bujqësor. Ministër duke i’u referuar të dhënave të INSTAT 1 në 5 familje jeton në varfëri- tha Braçe.

Ndërkohë në fjalen e tij deputeti Blendi klosi tha se fshati shqiptarë është kthyer në një bombe ekologjike e mbytur nga mbetjet që po i marrin jeten njerëzve të varfër.

Të mbytur nga mbeturinat dy 20-vjeçaret në Ishëm. Sot jemi mbytur nga mbetjet. Sot jeni në një bombë ekologjike, mund të mbyten njerëz të tjerë duke kërkuar kanaçe. Politika shkon vetëm për t’i vjedhur votat dhe i ka lënë atje të mbytur nga plehrat, kanë humbur jeten dy fëmijë. Shikoni Kosoven, Malin e Zi kryeminsitri del e thotë unë konsumoj gjera shqiptare. Ku po e çoni fshatin shqiptar? Është një politikë që mund ta bëjnë qeveritar dhe nejrez të përgjegjshëm. Dhe jo të korruptuar që e kanë mendjen tek thesi i parave por tek ai i fshatarve- tha Klosi.

Nga ana tjetër ministri i Bujqësië, Genc Ruli deklaroi se pr/ligji do të permisojë situatën në bujqësi teksa bërë edhe një panorama të gjendjes aktuale.

Ska një deklarim suprem se ky ligj do të zgjidhë situatën në bujqësinë tonë. Por ky ligj është një instrument i nevojshëm do doja të bëja një analizë të bujqësisë. Buqësia ka një problematikë të madhe, e cila rëndohet nga çmimi i inputeve që është rritur dhe që kondicionohet nga çmimi i naftës- tha Ruli.

Ndërsa në nisje të seancës kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli njoftoi se nuk do të votohet për vendin vakant në KLD sepse kandidatura e Ardian Vishës duhet të kalojë fillimisht në Komisionin e Ligjeve.

D.Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. PS, Klosi: Me 15 janar nis viti elektoral, teserë për anëtarët më aktivë Tiranë-  Partia Socialiste ka lajmëruar se me 15 janar do...
  2. Ligji i “plehrave”, debate të forta në Kuvend Tiranë- Gjatë seancës parlamentare që u mbajt në Kuvend dje,...
  3. ‘Bujqësia si në Mesjetë’, Rama: Nevojitet një ndryshim rrënjësor Tiranë- Popullsia shqiptare që jeton në fshat përballet me kushte...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›