Vlorë- Kanosje dhe dhunë ndaj mjekut, arrestohen dy autorët
Vlorë- Dy persona janë arrestuar nga blutë e Vlorës pasi kanë dhunuar me mjete te forta dhe kanë kërcenuar me armë një mjek të ambulancës së këtij qyteti.
Policia ka arrestuar 45-vjeçarin Irfan Dalipi për vepren penale të goditjes për shkak të detyres dhe 25-vjeçari Selim Nexhipi për veprat penale të kanosjes për shkak të detyres dhe mbajtjes pa leje të armeve të gjuetisë.
Burime nga vendngjarja thanë për gazetën IDEA se të arrestuarit kanë qelluar me mjete të forta mjekun roje të ambulances së qytetit, pasi sipas tyre mjeku nuk i ka dhënë ndihmen e parë një fëmijë 1- vjeçar që e kishin dërguar për vizitë mjekësore.
Ndërkohe policia vijon hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes pas denoncimit të bërë nga mjeku i dhunuar, identiteti i të cilit s’është bërë ende i ditur.
Shkrime të tjera me interes:
- Vlorë- Morën peng 29 vjeçarin, arrestohen 4 persona Vlorë- Policia e vlorës ka arrestuar mesditën e sotme 4...
- Gjirokastër- sekuestrohen 6 kg drogë, arrestohen autorët Gjirokastër- Sekuestrohen 6 kg drogë sot nga policia e Gjirokastrës....
- Plagosja e katër të rinjve në bilardo, arrestohen dy autorët Tiranë- Katër të rinj janë plagosur mesnatën e djeshme me...